“Zjerm” fitoi dhe zemrat e rivalëve, këngëtarët kërcejnë me këngën e Shqipërisë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.05.2025, 19:47

Eurovision 2025 u mbyll me fitoren e Austrisë, ndërkohë që “Zjerm” e Shkodrës Elektronike u rendit në vendin e tetë, duke fituar zemrat e publikut.

Nga vota e jurisë ndërkombëtare, Shqipëria mori vetëm 45 pikë, ndërsa publiku i dha plotë 173 pikë, duke shkuar në 2018 pikë në total.

Por “Zjerm” nuk preku vetëm zemrat e publikut, por edhe të rivalëve. Në disa video të postuara në rrjetet sociale, shihet momenti kur konkurrentët e tjerë të Eurovisionit, përfshirë dhe këngëtarin fitues JJ, kërcejnë të gjithë së bashku ndërkohë që Shkodra Elektronike performonte në skenë, duke e lënë pas garën për një moment dhe duke zgjedhur të shijonin performancën rrëqethëse e Shqipërisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit