Votat preferenciale; Xhaçka thellon avantazhin ndaj Gjylametit, Tabaku kalon Alimehmetin

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.05.2025, 18:04

Teksa numërimi i votave preferenciale vijon në Parkun Olimpik “Feti Borova”, gara duket shumë e ashpër mes kandidatëve për deputetë brenda partive përkatëse.

Kështu sipas përditësimeve të fundit nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar në avantazh me 59 vota karshi koleges së saj Blerina Gjylameti. Votat ndahen 5 914 për Xhaçkën dhe 5 855 për Gjylametin. Të dyja garojnë në lista të hapura

Në kampin opozitar, Partia Demokratike, gara është mes Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit, po ashtu kandidatë nga listat e hapura. Diferenca e votave është afro 2 300, ku avantazhin e ka marrë Tabaku. Alimehmeti ka siguruar 17 294 vota preferenciale, ndërsa kolegia e tij 19 594.

Numërimi i votave vijon, dhe gjithçka mund të ndryshojë në orët në vijim.

Renditja e kandidatëve të PS-së sipas votave në Tiranë:

Numërimi i votave preferenciale, Xhaçka thellon avantazhin ndaj

Renditja e kandidatëve të PD-së sipas votave në Tiranë:

Numërimi i votave preferenciale, Xhaçka thellon avantazhin ndaj

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit