Flamuj palestinezë dhe fishkëllima gjatë performancës së Izraelit në Eurovision

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.05.2025, 15:06

Gjatë gjysmëfinales së dytë të Eurovisionit, e mbajtur në sallën “St. Jakobshalle” në Bazel, performanca e përfaqësueses së Izraelit, Yuval Raphael, ka shkaktuar tensione të mëdha mes publikut.

Publiku nisi me fishkëllima dhe brohoritje “Palestina e lirë” në momentin që këngëtarja izraelite doli në skenë, ndërsa disa flamuj palestinezë u shfaqën gjithashtu mes audiencës.

Në transmetimin zyrtar të festivalit, këto reagime u dëgjuan vetëm për disa sekonda dhe në mënyrë të zbutur, duke ngritur dyshime për përdorimin e teknologjisë që mund të ketë filtruar zhurmat negative të audiencës.

Ky incident ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, me përdoruesit që akuzojnë organizatorët për manipulim të atmosferës dhe mundësisht edhe të procesit të votimeve.

Tensionet ishin të parashikuara për shkak të situatës së luftës në Gaza dhe protestave të zhvilluara në Bazel kundër pjesëmarrjes së Izraelit në garë. Organizatorët kishin marrë masa shtesë sigurie, duke ndaluar simbolet politike ndërsa fansave izraelitë u ishte kërkuar të mos mbanin simbole fetare për arsye sigurie.

Izraeli doli në vendin e dytë në finalen e Eurovision pasi Austria fitoi falë votave të publikut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit