Pamje shqetësuese kanë mbërritur nga plazhi i Velipojës ku jetski të ndryshme lëvizin shumë pranë bregut, duke rrezikuar sigurinë e pushuesve, veçanërisht fëmijëve.
Pushuesit nga Kosova që kanë zgjedhur Velipojën për të kaluar fundjavën, shprehen të zhgënjyer dhe të shqetësuar nga mungesa e kontrollit dhe e masave mbrojtëse.
“Kjo është mikpritja që na ofrohet. Vijmë për të pushuar, por përballemi me rrezik të përditshëm. Jetski-t kalojnë fare pranë bregut ku fëmijët luajnë. Janë disa, jo një i vetëm. Askush nuk kontrollon,” thotë një pushues.
Prania e këtyre mjeteve lundruese në afërsi të bregut përbën një shkelje të rregullave të sigurisë detare dhe rrit mundësinë e ndonjë aksidenti tragjik.
Pushuesit u bëjnë thirrje institucioneve përkatëse të ndërhyjnë urgjentisht dhe të vendosin rregulla të qarta për lëvizjen e mjeteve motorike në det.
Denoncimi i pushuesit:
Pershendetje Kjo eshte pamja dhe "mikpritja" qe sot neve na ofrohet ne bregdetin e Velipojes Shqetesuese vertet
Vijm nga Kosova per te pushuar dhe kjo eshte siguria per femijet tane nga keto jetski ne breg te detit, jo nje por disa