Muri rrethues e zuri poshtë, humb jetën 4-vjeçarja në Roskovec

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.05.2025, 13:53

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Suk 2 në Roskovec, ku sipas policisë, një vajzë 4-vjeçe ka humbur jetën.

Bëhet e ditur se rreth orës 12:40, është shembur një mur që ishte në pronësi të shtetasit me inicialet L. T., dhe ka zënë poshtë vajzën e tij të mitur 4-vjeçe, e cila ishte duke luajtur pranë tij.

Si pasojë e lëndimeve vajza e vogël nuk ka mundur të mbijetojë dhe është dërguar në spital pa shenja jete.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në fshatin Suk 2, Roskovec, dyshohet se është shembur një mur rrethues në pronësi të shtetasit L. T., dhe për pasojë ka zënë poshtë vajzën e tij të mitur rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit