Banorët e Baldushkut ankohen për rrugën: Na mashtruan për fushatë, 13 vite kështu

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.05.2025, 13:45

Edhe pse ndodhen fare pranë Tiranës, një pjesë e banorëve të Baldushkut vijojnë të përballen me mungesën e infrastrukturës bazë. Një qytetar nga kjo zonë i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar gjendjen e rrugës që të çon drejt lagjes ku jetojnë rreth 20 familje.

Sipas tij, rruga mbetet e pashtruar në një segment prej 1 kilometri, duke filluar nga pika ku përfundon asfalti. Banorët shprehen të zhgënjyer, pasi gjatë fushatës së zgjedhjeve të 11 majit u është premtuar ndërhyrje për shtrimin e rrugës, por premtimi nuk u mbajt.

Ata thonë se prej 13 vitesh jetojnë në të njëjtën situatë, pa asnjë zgjidhje nga autoritetet, të cilave u bëjnë thirrje për ndërhyrje.

Përshëndetje JOQ Albania, në fshatin Baldushk kemi 13 vite pa rrugë. Jemi 20 banesa dhe rruga është 1 km. Na premtuan gjatë fushatës që do ta rregullonin, por nuk u bë asgjë”, shkruan denoncuesi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit