Komuna e Parisit: 2500 euro/m² për luksin e rrallë të bashkëjetesës me minjtë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.05.2025, 13:12

Në një nga lagjet më “elitare” të kryeqytetit, aty ku çmimi i një metri katror kap 2500 euro e sipër, banorët gëzojnë një luks të rrallë: bashkëjetesën e përditshme me koloni minjsh dhe kazane plehrash që rrinë me ditë të tëra të pa pastruara.

Banorët kanë ngritur prej kohësh zërin për mbeturinat që grumbullohen rregullisht pranë pallateve dhe lokaleve, por përgjigjja institucionale ka qenë po aq e pastër sa dhe kazanet: inekzistente.

Me ardhjen e verës dhe rritjen e temperaturave banorët po përballen edhe me një tjetër problem serioz: erën e rëndë të mbeturinave dhe praninë e kolonive të minjve.

Ata kërkojnë pastrimin e menjëhershëm të trotuareve dhe koshave pasi kanë frikë të ecin në këmbë për të shkuar në shtëpitë e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit