Shpresonin për fitoren e Shqipërisë në Eurovizion, turistët prenotuan në Airbnb për 2026

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.05.2025, 12:10

Mbrëmjen e kaluar në Basel, Zvicër u mbajt finalja e Eurovizionit dhe Austria u shpall fituese.

Por pritshmëritë që Shqipëria do të fitonte Eurovizionin ishin të mëdha, duke nxitur një valë entuziazmi jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij.

JOQ ALBANIA ka mësuar se disa turistë madje nisën të rezervojnë në platformën Airbnb për vitin 2026, duke shpresuar se Shqipëria do të fitonte dhe organizonte më pas Festivalin e Këngës Europiane.

Një çift turistësh prenotuan një apartament në Tiranë nga data 8 Maj deri më 13 Maj besimplotë se Shqipëria do fitonte dhe kryeqyteti ynë do ishte pritës i Festivalit Europian në 2026.

Por pavarësisht pritshmërive dhe entuziazmit në rrjetet sociale, Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” u rendit në vendin e tetë, me gjithsej 218 pikë.

Ky rezultat, më i miri Shqipërisë që nga viti 2012, u arrit falë votave të publikut, i cili i dha 173 pikë, ndërsa juria ndërkombëtare e vlerësoi këngën me 45 pikë, duke e renditur atë në vendin e 16-të.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit