Kërkoi vota për kushëririn demokrat, Vis Roshit i sekuestrohen kupona nafte

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.05.2025, 10:43

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me SPAK, ka realizuar një operacion të gjerë për hetimin e krimeve zgjedhore, duke sekuestruar fatura, kupona nafte, lista zgjedhësish dhe armë.

Operacioni ka përfshirë kontrollin e banesës dhe zyrës së Ervis Rroshit, ish-kryebashkiakut socialist të Kavajës dhe 4 shtetasve të dyshuar për blerje votash në zgjedhjet e 11 majit.

Sipas informacioneve nga Policia, në ambientet e Roshit janë sekuestruar pesë telefona celularë, një DVR, fatura dhe kupona nafte, ndërsa një pistoletë manovër është gjetur në pronën e një prej të dyshuarve.

Shtetasit e dyshuar për krime zgjedhore janë identifikuar si Ogerd Sinella, Tauland Hasa, Tak Rroshi, Mirel Sinella. Ndërkohë Ervis Roshi dyshohet se ka ndihmuar kushëririn e tij demokrat, Elton Rroshi, në fushatën zgjedhore të 11 majit.

Hetimet kanë nisur ditën e zgjedhjeve, kur një grua u kap dhe shoqërua pasi dyshohej se ishte përfshirë në shit-blerje votash për llogari të Elvis Rroshit, ky i dyshuar për korrupsion zgjedhor.

Këto hetime kanë nxjerrë në pah mundësinë e korrupsionit aktiv në zgjedhje dhe po shtrihen në nivele të tjera të mundshme të implikimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit