Thethi, një prej zonave më të njohura turistike të Shqipërisë, përballet me problemet e energjisë elektrike prej më shumë se tre vitesh.
Banorët dhe pronarët e bujtinave denoncojnë situatën e vështirë, ku mungesa e energjisë ka ndikuar seriozisht në jetën e përditshme dhe zhvillimin e turizmit. Ata thonë se kjo problematikë është e pranishme çdo ditë, me ndërprerje të energjisë që ndodhin shpesh, sidomos gjatë natës, kur dhe turistët janë në fshat.
Banorët e Thethit kanë apeluar për ndihmë dhe kërkojnë veprime urgjente nga autoritetet kompetente. Ata bëjnë me dije se megjithëse kanë marrë premtime se situata do të rregullohej, asnjë veprim konkret nuk është marrë deri tani. Kjo ka sjellë një përkeqësim të kushteve të jetesës për ata që nuk kanë mundësi të sigurojnë energji alternative, siç janë gjeneratorët.
Kryetari i Bashkisë, si dhe përfaqësuesit e OSHE, janë të njoftuar për këtë problem, por ende nuk ka asnjë zgjidhje afatgjatë.
Banorët u bëjnë thirrje për të gjetur një zgjidhje dhe për të siguruar energjinë elektrike, sidomos gjatë periudhave me fluks të lartë turistik, si fundjavave dhe verës.
"Jemi të lodhur nga premtimet, ne kërkojmë veprime konkrete. Pa drita, jeta në Theth është e pamundur," thonë banorët.
Situata është edhe më e rënduar gjatë sezonit turistik, ku mungesa e energjisë ndikon në përvojën e turistëve dhe prish ekonominë lokale.
Denoncimi i plotë:
Pershendetje JOQ. Jam nje fshatar nga Thethi Jemi tesh 3 vjet me drita tensioni si ne foto qe te nisa 130 vat. Çdo mengjes shof postimet e Benet Becit kryetarit te bashkis . Mirmengjesi nga thethi , thethi pa drita e npik te hallit. Ju lutem se jemi ne hall pa drita ju baj thirrje tan kush te mundet me na nimu
Ju lutem postoje anonim se na piu e zeza. Fati i atij si ka xhenerator me ndez. As nji paisje nuk na punon. Tani skena hic. Eshte OSHE kryetari i bashkis e te gjith.
Por nuk bajn asnji levizje per ne sidmos te shtune e te diel qe THETHI asht plot turista
Vec sot qe flasim u fiken 1 or nadje qe sidomos nadje dritat duhen. Por keshtu jemi gjith diten. Hidrocentrali cdo dit na njoftojn se nuk kena ca me ba . Kena fimos tan thethi para 1 jave se nuk kena drita gja qe e bajm cdo vjet na japin fjalen qe per pak muaj do i rregullojm dhe jemi ala ishyu