Therje me thikë në një kafeteri të Prishtinës, të lënduarit jashtë rrezikut për jetë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.05.2025, 22:57

Dy persona janë dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës pasi janë lënduar me mjet të mprehtë.

Mjeku Ejup Govori tha se pacientët kanë pasur lëndime në ekstremitetet e sipërme dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Dy persona janë trajtuar në emergjencë. Kanë pasur lëndime me mjet të mprehtë dhe lëndimet janë në ekstremitete të sipërme. Njëri është liruar, kurse tjetri është në trajtim e sipër.

Është jashtë rrezikut për jetë”, tha Govori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit