Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë së JOQ Albania një rast vjedhjeje që ka ndodhur në zonën në Tiranë, ku janë të përfshirë tre të mitur.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, rreth orës 01:00 pas mesnate, në zonën e Kinostudios. Qytetari ka dërguar pamjet që tregojnë momentin kur tre djemtë e mitur afrohen vjedhin një motor dhe largohen me të në mënyrë të organizuar.
Në video duken momentet kur ata afrohen, inspektojnë motorin sikur të ishte i tyri dhe më pas njëri prej tyre e merr, ndërsa dy të tjerët e ndihmojnë për ta larguar nga vendi. E gjithë ngjarja ndodh në pak sekonda, dhe duket qartë sikur veprojnë me njëfarë përvoje e pa ndonjë ndjenjë frike, çka e bën situatën edhe më shqetësuese.
Pronari tregon se ka bërë denoncim pranë policisë, por sipas tij, nuk është marrë ende asnjë masë konkrete për kapjen e autorëve.
"Po të nis këtë video ku 3 të mitur vjedhin motorin. Është bërë dje në orën 1 të natës. Ju bëj thirrje që të më kthejnë motorin. I kam denoncuar, por policia nuk po merr asnjë masë," shprehet qytetari.
Ai kërkon ndihmën e opinionit publik për të identifikuar autorët dhe apelon ndaj institucioneve që të marrin masa për zgjidhjen e rastit.