“Shqipëria në Europë në 2030, rruga mbrapa xhamisë te Don Bosko”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.05.2025, 17:43

Një qytetar nga Tirana ka denoncuar përmes redaksisë sonë gjendjen skandaloze të një rruge pranë zonës së Don Boskos, një prej lagjeve më të mëdha dhe më të populluara të kryeqytetit.

Në pamjet e dërguara, rruga duket e mbuluar nga gropa të mëdha, të mbushura me ujë për shkak të reshjeve të rëna gjatë ditës. Sipas banorëve, kjo situatë është kthyer në një shqetësim të përditshëm, duke e bërë kalimin e vështirë për këmbësorët dhe mjetet.

Shqipëria në Europë në 2030... rruga mbrapa xhamisë te Don Bosko,” shkruan qytetari me ironi.

Banorët e zonës i bëjnë thirrje Bashkisë së Tiranës të ndërhyjë sa më parë për riparimin e rrugës, e cila nuk i përmbush aspak standardet minimale të një kryeqyteti që synon të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit