Një 64-vjeçar, i cili u merrte para qytetarëve me anë të mashtrimit është arrestuar nga policia në Tiranë.
Bëhet fjalë për qytetarin me inicialet S. L., 64 vjeç, banues në Tiranë, i cili hiqej para personave që mashtronte si mik i fëmijës së tyre që jetonte jashtë vendit. Nëpërmjet kësaj skeme mashtrimi ai u kërkonte viktimave 500 deri në 1000 euro.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.