Ujërat e zeza mbytin garazhin e pallatit, 3 muaj pa zgjidhje te Jordan Misja

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.05.2025, 16:04

Prej muajit shkurt 2025, banorët e një pallati në rrugën Jordan Misja në Tiranë po përballen me një problem të rëndë, pasi ujërat e zeza kanë pushtuar garazhin e ndërtesës së tyre.

Denoncimi u bë fillimisht publik nga JOQ Albania, ku u tregua se në garazhin e pallatit “Agibes Halili”, tubacionet ishin çarë dhe ujërat e ndotura derdheshin me shpejtësi, duke përmbytur hapësirat ku ishin parkuar automjetet. Banorët u kërkuan institucioneve përgjegjëse, si UKT dhe Policia Bashkiake, të ndërhynin urgjentisht, pasi situata ishte bërë e padurueshme.

Por, pavarësisht apelit, tre muaj më vonë problemi mbetet ende i pazgjidhur. Tubacionet vazhdojnë të rrjedhin, ndërsa askush nuk ka marrë masa për riparimin e dëmeve. Banorët janë të revoltuar dhe ndihen të braktisur, duke thënë se po sorollaten pa gjetur asnjë zgjidhje.

Ky rast tregon qartë për cilësinë e dobët të punimeve në shumë pallate të Tiranës, ku ndërtimet shpesh kryhen me standarde të dobëta, siç ndodh edhe me pallatin “Agibes Halili”.

Na mbytën ujërat e zeza te Jordan Misja, te Agibes Halili SHPK,” shkruan një nga banorët e prekur.

Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për zgjidhjen e këtij problemi që nuk po i lë të qetë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit