ESHS: Me taksi vitin e kaluar janë transportuar 15,8 milionë udhëtarë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.05.2025, 21:14

Enti Shtetëror i Statistikave ka publikuar sot të dhëna interesante mbi lëvizjen, gjegjësisht transportin e qytetarëve.

Me taksi-transport, në vitin 2024 janë transportuar 15.838.000 udhëtarë, nga të cilët 14.670.000 në transportin urban.

Ndërsa, 1.168.000 udhëtarë në transportin ndërurban, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave.

Me 1698 vetura udhëtarësh kanë kaluar gjithsej 51,250,000 kilometra, nga të cilat 45,149,000 në transportin urban, ndërsa 6,101,000 kilometra në transportin ndërurban.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit