Rrahu sekretarin e KZAZ-së në Kashar, lihet në burg 26-vjeçari

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.05.2025, 15:17

Prokuroria e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 26-vjeçarin Rei Nozlli, i cili dhunoi sekretarin e KZAZ nr. 30 në zonën e Kasharit, gjatë procesit të numërimit të votave.

Ngjarja ndodhi më 15 maj, rreth orës 14:00, teksa po numëroheshin fletët e votimit. Sipas hetimeve paraprake, gjithçka nisi kur sekretari i KZAZ-së, Remzi Memedi, shpalli të pavlefshme një votë, vendim që u kundërshtua ashpër nga Rei Nozlli dhe disa persona të tjerë që ndodheshin me të në ambientet e numërimit.

Pavarësisht se nuk kishin statusin e vëzhguesit të ndonjë subjekti politik, Nozlli dhe shoqëruesit e tij po ndiqnin procesin nga afër. Në një moment, Nozlli kaloi shiritin e sigurisë dhe sulmoi fizikisht sekretarin, duke e goditur me grushte dhe shkelma. Pas tij ndërhynë edhe persona të tjerë, por u penguan nga numëruesit e pranishëm, të cilët u përpoqën t’i neutralizonin fizikisht.

Rei Nozlli akuzohet për veprën penale “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit