Tirana është përfshirë këtë të shtunë nga një situatë kaotike trafiku, me bllokime kilometrike në të gjitha hyrjet dhe daljet e qytetit, si pasojë e zhvillimit të samitit të BE-së në kryeqytet.
Qytetarët, të irrituar, raportojnë se kanë mbetur të bllokuar në trafik për më shumë se dy orë, ndërkohë që policia nuk lejon qarkullimin e automjeteve në disa akse kryesore. Problemet më të mëdha janë shënuar në autostradën e Saukut, pranë TEG-ut, si dhe në Unazën e Vogël, ku për shkak të bllokimeve, shoferët janë detyruar të hyjnë edhe në kundravajtje në përpjekje për të gjetur rrugë alternative.
E njëjta situatë është reflektuar edhe në autostradën Tiranë-Durrës, ku të dy krahët e qarkullimit janë mbingarkuar, ndërsa autostrada Thumanë-Kashar rezulton tërësisht e bllokuar.
Qytetarët shprehen të indinjuar, pasi ky paralizim total i lëvizjes nuk është lajmëruar më parë nga Policia, duke i gjetur të papërgatitur dhe pa asnjë mundësi për të shmangur këtë kaos.
Denoncimi 1:
Pershendetje.Kemi nje shqetsim per rruget e bllokuara serish.Per sot ska lajmerim nga qeveria.Eshte mal me.trafik,kemi nje ore po presim po ska asnje lloj info.
Denoncimi 2:
Unaza madhe makinat futen kundravajtje sepse ka trafik. Rrezik aksidenti shume i larte.
Denoncimi 3:
Larte As prani policie as asgjë Degjemerim maksimal mbi dy ore duke prit te kaloje delegacioni i macronit, vetem ketu tek ne ndodh dicka e tille.
Denoncimi 4:
Persh JOQ ndodhem ne autostraden thuman -kashar kemi mbi 40 min te ndaluar. Akoma nuk kan ikur keta te Samitit se lajmerimi nga policia ishte per dt 16-17 jo per sot
Denoncimi 5:
Pershendetje JOQAlbania, Shikoni se si bllokojne rrugen pa lidhje veq se ju duhet kur kalon ndonje delegacion e bllokojne 1 ore para dhe plus nuk dalin te ura lart qe mos futen makinat por kthehen te ura qe ashte pak me lart por e bllokojne pa asnje lloj shqetsimi qe ne ngelim rruge qe skemi si kthehemi qe kthehemi prap mbrapsht.