Spitali i Lushnjes është i hapur por brenda nuk ka asnjë mjek që ofron shërbim

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.05.2025, 12:31

Një qytetar nga Lushnja i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një situatë shqetësuese që po ndodh në spitalin e qytetit.

Ai tregon se ka shkuar bashkë me bashkëshorten për një vizitë te gjinekologu, por ka mbetur i habitur kur ka konstatuar se në spital nuk kishte asnjë mjek të pranishëm. Edhe pse dyert e spitalit ishin të hapura, brenda ambienteve nuk ndodhej askush që të ofronte shërbim.

Kam ardhur për vizitë te gjinekologu, këtu nuk ka asnjëri,” shprehet ai, duke shtuar me indinjatë: “Nuk dimë ku të përplasemi.”

Kjo situatë është dëshmi e një realiteti të dhimbshëm, ku banorët e zonës e kanë të vështirë të marrin shërbime mjekësore, veçanërisht në fundjavë, si në këtë rast gjatë një të shtune. Pavarësisht denoncimeve të shumta dhe faktit që problematikat e spitaleve shpesh bëhen pjesë e lajmeve, gjendja vazhdon të mbetet e pandryshuar, me mungesa serioze në ofrimin e shërbimeve bazë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit