Kur do marrin vesh shqiptarët?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.05.2025, 08:48

Në vendin tonë vazhdojnë të ndodhin aksidente tragjike çdo ditë, shumica e të cilave janë rezultat i kalimeve të paligjshme të këmbësorëve mes autostradave dhe trafikndarëseve.

Megjithëse veprime të tilla janë të ndaluara nga ligji, pasi rrezikohet vetë jeta e këmbësorëve por edhe përdoruesve të tjerë të rrugës, rastet vazhdojnë të shtohen.

Ky fenomen shqetësues ngre alarmin për nevojën e marrjes së masave të rrepta nga institucionet përkatëse. Ekspertët theksojnë se është e domosdoshme izolimi fizik i hyrjeve të këmbësorëve në segmentet e rrugëve me qarkullim të shpejtë, si dhe shtimi i kontrolleve për të parandaluar aksidentet. Vetëm përmes ndërhyrjeve të tilla mund të garantohet siguria e të gjithëve dhe të shmangen ngjarjet tragjike që po ndodhin çdo ditë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit