Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.05.2025, 22:39
Në një artikull të publikuar së fundmi nga prestigjiozja CNN, Shqipëria është renditur në vendin e parë ndër 26 këngët finaliste të Eurovision-it 2025, duke u vlerësuar si performanca më e mirë e këtij edicioni.
Për Shqipërinë, performanca e Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” përshkruhet si një duet i pazakontë mes një zotërie tullac plot intensitet dhe një këngëtareje që duket sikur ka qenë pjesë e ndonjë kulti.
Dyshja nuk janë fare admirues të Eurovision, me Beatriçe Gjergjin që thotë për CNN se “nuk është lloji ynë i muzikës”. Megjithatë, kjo distancë është pikërisht forca e tyre, duke sjellë një performancë krejtësisht të veçantë që ka ndezur entuziazmin e fansave.
Më poshtë është renditja e të 26 këngëve finaliste nga CNN, nga më e mira tek ajo më pak e pëlqyera:
- Shqipëri: Shkodra Elektronike, “Zjerm”
- Austri: JJ, “Wasted Love”
- Finlandë: Erika Vikman, “Ich Komme”
- Zvicër: Zoë Më, “Voyage”
- Francë: Louane, “Maman”
- Itali: Lucio Corsi, “Volevo Essere Un Duro”
- Luksemburg: Laura Thorn, “La Poupée Monte Le Son”
- Suedi: KAJ, “Bara Bada Bastu”
- Danimarkë: Sissal, “Hallucination”
- Maltë: Miriana Conte, “Serving”
- Estoni: Tommy Cash, “Espresso Macchiato”
- Ukrainë: Ziferblat, “Bird of Pray”
- Holandë: Claude, “C’est La Vie”
- Greqi: Klavdia, “Asteromáta”
- Letoni: Tautumeitas, “Bur Man Laimi”
- Poloni: Justyna Steczkowska, “GAJA”
- Norvegji: Kyle Alessandro, “Lighter”
- Islandë: VÆB, “Róa”
- Spanjë: Melody, “Esa Diva”
- Izrael: Yuval Raphael, “New Day Will Rise”
- Gjermani: Abor & Tynna, “Baller”
- Lituani: Katarsis, “Tavo Akys”
- Portugali: Napa, “Deslocado”
- Mbretëri e Bashkuar: Remember Monday, “What The Hell Just Happened?”
- San Marino: Gabry Ponte, “Tutta L’Italia”
- Armeni: PARG, “Survivor”
Finalja e madhe e Festivalit Evropian të Këngës 2025 do të mbahet mbrëmjen e nesërme, në arenën St. Jakobshalle në Bazel të Zvicrës.
Shqipëria do të përfaqësohet nga grupi Shkodra Elektronike me këngën "Zjerm", e cila do të mbyllë natën finale si performanca e 26-të.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR