Gjesti human nga studentja në Tiranë, dhuron flokët e saj për këdo që ka nevojë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.05.2025, 21:27

Në një kohë kur bota shpesh duket e ftohtë dhe egoiste, një gjest i thjeshtë, por i ndjeshëm, na rikthen besimin te humanizmi. Një studente në Tiranë ka vendosur të dhurojë rreth 10 cm nga flokët e saj për këdo që ka nevojë, qoftë si pasojë e një sëmundjeje apo trajtimi mjekësor që ka shkaktuar humbjen e tyre.

Ajo ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania me dëshirën që flokët e saj të përfundojnë tek një person që me të vërtetë ka nevojë, duke shprehur qartë se ky gjest i saj nuk është simbolik, por plotësisht i sinqertë dhe i menduar.

Mesazhi i saj i plotë është:

“Përshëndetje JOQ! Kam vendosur të dhuroj flokë (rreth 10 cm). Dua që flokët të shkojnë me të vërtetë tek dikush që ka nevojë. Nëse njihni dikë që ka nevojë, ju lutem më tregoni. Ju lutem postojeni këtë thirrje dhe nëse është dikush që ka nevojë, ta drejtoni tek adresa ime e IG.”

Nëse njihni dikë që ka nevojë për flokë të dhuruara, ju lutemi na kontaktoni që të mund ta lidhim me këtë vajzë zemërbardhë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit