Një orë pas aksidentit fatal, gruaja moskokëçarëse kalon përmes autostradës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.05.2025, 16:21

Një ditë më parë, një aksident tragjik ndodhi në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë zonës së Paskuqanit, ku humbi jetën një 26-vjeçar me inicialet L.K., teksa udhëtonte me motor.

Vetëm një orë pas kësaj ngjarjeje të rëndë, një tjetër episod shqetësues u regjistrua në të njëjtën zonë. Një grua u filmua nga kalimtarët duke kryer një veprim të rrezikshëm. Ajo kalon në këmbë përmes autostradës, pa marrë parasysh rrezikun për veten dhe për drejtuesit e automjeteve.

Në pamjet e siguruara nga JOQ Albania, gruaja shihet në anën e majtë të rrugës, ku një qytetar me motor i afrohet dhe e këshillon të mos ndërmarrë një hap të tillë të rrezikshëm. Pavarësisht paralajmërimeve, ajo vijon e qetë, duke tërhequr karrocën e saj dhe duke kaluar trafikndarësen, ndërkohë që automjetet kalojnë me shpejtësi pranë saj. Pas marrjes së sendeve personale, gruaja i ngarkon në karrocë dhe largohet pa asnjë shqetësim, ndërkohë që me veprimet e saj vuri në rrezik jo vetëm jetën e vet, por edhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Ky incident ngre sërish alarmin për nevojën e marrjes së masave të rrepta nga institucionet përgjegjëse, për të parandaluar hyrjet e këmbësorëve në segmentet rrugore me qarkullim të shpejtë. Izolimi fizik i këtyre hyrjeve dhe shtimi i kontrolleve mbetet i domosdoshëm për të garantuar sigurinë e të gjithëve, dhe për të shmangur ngjarjet tragjike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit