Kallas: Nuk është e drejtë që çështjet bilaterale e bllokojnë RMV-në drejt anëtarësimit në BE

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.05.2025, 14:58

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë përpara Samitit në lidhje me rrugën e Maqedonisë drejt Unionit.

Ajo tha se Maqedonia e Veriut po bënë përparim në rrugën drejt BE-së.

“Ne kemi diskutime me Maqedoninë e Veriut. Mendoj se Maqedonia e Veriut po bën përparim të mirë. Dhe mendoj se është gabim që çështjet dypalëshe ta pengojnë Maqedoninë e Veriut në procesin e pranimit në BE”, tha Kallas.

Ndryshe, takimi i sivjetmë i Komunitetit Politik Evropian zhvillohet nën moton: “Evropa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.

Aktiviteti nis me një seancë plenare ku do të diskutohet për sigurinë dhe vizionin e përbashkët për të ardhmen e kontinentit.

Më pas do të zhvillohen tri tryeza të nivelit të lartë rreth temave të mëposhtme: Siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Evropës, duke përfshirë luftën agresore të Rusisë kundër Ukrainës -Konkurrenca dhe siguria ekonomike sfidat e lëvizshmërisë dhe fuqizimi i të rinjve BE-ja do të përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, i cili do të bashkë-kryesojë takimin së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit