“Ju lutem, në mënyrë anonime ta ndihmojmë zotërin Agron Naska, 62 vjeç, i cili është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe ekonomike. Për t’i shërbyer vetes ka nevojë urgjente për një azil. Zotëria jeton i vetëm, i braktisur në Misto Mame, te pallatet Çabej në rrugicën nr. 8. Para disa ditësh u paralizua në shtëpi dhe ishin zjarrfikësit që hynë nga ballkoni për ta shpëtuar. Është rasti që u publikua tek ju. Ju lutem ta ndihmojmë, sepse zotëria është i rënduar psikologjikisht dhe ka deklaruar se do të tentojë vetëvrasjen. Ju lutem, ta shpëtojmë në kohë. Nuk është në gjendje të lëvizë, jo më t’i shërbejë vetes. Numri i tij i kontaktit është: 0693920828.”