Rritet numri i lindjeve në Kosovë, vetëm gjatë marsit lindën 2 mijë e 061 fëmijë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.05.2025, 14:59

Vetëm gjatë muajit mars të këtij viti, në Kosovë, kanë lindur 2 mijë e 061 fëmijë. E që është një rritje prej 5 %, krahasuar me një muaj më parë, gjatë shkurtit.

Janë këto të dhëna të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Ndërkaq me numër vazhdojnë të prijnë meshkujt. Gjatë marsit të këtij viti kanë lindur 1 074 meshkuj dhe dhe 987 femra.

“Duke u bazuar në të dhënat administrative për muajin mars janë regjistruar 2 061 lindje të ndodhura në Kosovë dhe jashtë Kosovës, prej tyre meshkuj 1 074 dhe femra 987 . Krahasuar me muajin shkurt 2025 kemi rritje të numrit të lindjeve për (5 %)”, thuhet në raportin e ASK-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit