Kryebashkiakët janë marrë me votat, varrezat i ka mbuluar bari
Qytetarë e Lezhës dhe Kavajës kanë ngritur shqetësimin për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhen varrezat e komunitetit të tyre.
Në Kavajë, qytetarët denoncojnë se varrezat janë tërësisht të mbuluara nga bari dhe bimësia e egër. Sipas tyre, punonjësit përgjegjës për mirëmbajtjen nuk po kryejnë detyrën, duke lënë varrezat në një gjendje të mjerueshme.
Një tjetër denoncim vjen nga banorët e Tali 1 në Shënkoll të Lezhës, të cilët përballen me një situatë të ngjashme. Edhe aty, varrezat janë mbuluar nga bari dhe mungon çdo përkujdesje institucionale.
“Për vota vijnë derë më derë, por sapo kalojnë zgjedhjet, hallet tona nuk i dëgjon më askush,” thotë një qytetar i revoltuar.
Në këto rrethana banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga bashkitë respektive dhe autoritetet lokale, duke theksuar se mirëmbajtja e varrezave nuk është vetëm çështje estetike, por edhe një detyrim moral e qytetar pasi taksat bashkia i mbledh për këtë qëllim.
Denoncimi 1:
Përshendetje! Varrezat e Kavajës i ka mbuluar bari, punonjësit nuk bëjnë punën e tyre.
Denoncimi 2:
Pershendetje uroj te jeni mir desha ta baj publike se si jan varrezat e tali 1 ne shenkoll te lezhes se per vota vin e hallet e popullit mbas dore