Reshje të dendura në Tiranë, pemë të rrëzuara mbi makina e trotuare

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.05.2025, 07:37

Reshjet intensive të shiut gjatë natës kanë shkaktuar rrëzimin dhe thyerjen e disa pemëve përgjatë rrugës “Faik Konica”, një prej akseve të frekuentuara në qendër të kryeqytetit.

Sipas banorëve, disa nga pemët janë rrëzuar mbi trotuare dhe mbi automjetet e parkuara, duke shkaktuar dëme materiale dhe rrezikuar kalimtarët.

Autoritetet bashkiake ende nuk kanë ndërhyrë në për të pastruar rrugën dhe për të shmangur ndonjë incident të mëtejshëm prandaj qytetarët janë këshilluar të tregojnë kujdes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit