Studimi: Meshkujt mërziten vetëm 26 minuta pasi nisin blerjet me partneren

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.05.2025, 23:41

Një studim i kryer në Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar se meshkujt humbasin durimin dhe interesin vetëm 26 minuta pasi nisin blerjet me të dashurat apo bashkëshortet e tyre. Ndërkohë, femrat mund të vazhdojnë deri në dy orë pa u mërzitur aspak.

Rreth 80% e meshkujve thanë se nuk iu pëlqen të shoqërojnë partneret gjatë blerjeve, duke u shpërqendruar shpesh ose duke qëndruar në telefon. Shumë prej tyre pranojnë se bëjnë çmos për t’i shmangur këto dalje.

Studimi përfshiu 2000 të rritur dhe tregoi se një pjesë e mirë e burrave largohen fare nga dyqani për shkak të mërzisë, shkojnë në ndonjë zonë tjetër, ulen për të pritur jashtë ose vëzhgojnë njerëzit për të kaluar kohën.

Për burrat, problemet më të zakonshme janë: vendimmarrja e gjatë e partnereve, ngarkesa në dyqane, uria apo thjesht mungesa e interesit.

Gjithsesi, 58% e tyre thanë se do të tregonin më shumë durim nëse do të shpërbleheshin më pas, për shembull me një darkë të mirë apo ndonjë pije.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit