Rezervoi për dy, u futen katër dhe u larguan pa paguar, pronari i apartamentit: Më bëri block!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.05.2025, 22:45

Një rast mashtrimi është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar në Tiranë, i cili tregon sesi një i ri ka përfituar nga shërbimi i një apartamenti me qira ditore dhe më pas është larguar pa shlyer pagesën.

Sipas denoncuesit, i riu i identifikuar si Eldi Xhafa, 25 vjeç, kishte bërë rezervim për dy persona, por në apartament kanë hyrë në total katër persona, dy djem dhe dy vajza. Pavarësisht se kishte dërguar foton e kartës së identitetit dhe ambienti ishte nën vëzhgim kamerash, ai është larguar në mënyrë të fshehtë pa paguar dhe më pas ka bllokuar numrin e kontaktit të pronarit.

Më poshtë, denoncimi i plotë i qytetarit:

"Përshëndetje JOQ, dua të denoncoj rastin e një personi që është larguar pa paguar në apartamentin që përdoret për qira ditore, pasi po shtohen shumë këto raste. Dhe pse ambienti ishte me kamera dhe personi ka dërguar foton e ID-së, është larguar pa paguar. Pasi është larguar më ka bërë 'block' numrin. Për më tepër, rezervimi ishte bërë për 2 persona dhe në apartament kanë hyrë 4 persona. Personat në fjalë e kanë bërë check-in në orën 1:30 të natës."

Ky rast tregon edhe një herë nevojën për më shumë kujdes nga qytetarët që ofrojnë shërbime të këtij lloji, si dhe për ndëshkimin e atyre që abuzojnë me mirëbesimin e të tjerëve. JOQ Albania është e hapur për çdo denoncim të ngjashëm për të nxjerrë në dritë raste të tilla dhe për të vënë në dijeni opinionin publik.

Reagimi i pronarit pas publikimit të rastit:

"Për më shumë se një javë jemi përpjekur t’i kontaktojmë këta persona, duke i njoftuar se në rast se nuk kryejnë pagesën, videoja do të publikohet. Por, atyre nuk u ka interesuar. Vetëm në momentin që videoja u bë virale, ata na kontaktuan menjëherë për të bërë pagesën.

Saktësojmë që kamerat nuk ndodhen brenda apartamentit, por në ambientet e jashtme (shkallët e pallatit), dhe janë të vendosura për qëllime sigurie. Kjo është e cilësuar qartë edhe në përshkrimin e platformës.

Kjo situatë nuk është e para dhe, fatkeqësisht, është e përsëritur jo vetëm për ne, por edhe për shumë kolegë të tjerë që menaxhojnë biznese të ngjashme në sektorin e akomodimit.

Qëllimi ynë nuk është denigrimi i figurës së vajzave, por ndërgjegjësimi i opinionit publik për rëndësinë e respektimit të pronës së tjetrit dhe ndjekjes së rregullave të përcaktuara.

Fatkeqësisht, platforma Booking nuk mban përgjegjësi për pagesat, duke e lënë të gjithë barrën dhe rrezikun në dorën e biznesit.

Faleminderit për mirëkuptimin."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit