Për dy ditë rresht, Tirana do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik Europian, një ngjarje e rëndësishme që do të zhvillohet më 16 maj. Megjithatë, delegacionet zyrtare kanë filluar të mbërrijnë në kryeqytet që prej ditës së sotme.
Për të garantuar lëvizjen e sigurt dhe të pandërprerë të automjeteve që transportojnë politikanët europianë, Policia e Shtetit ka marrë masa të forta sigurie duke kufizuar lëvizjen.
Siç shihet edhe në fotot e publikuar nga mediat, asnjë mjet nuk lëviz në rrugë, përpos të delegacioneve që po vijnë në Tiranë.