Sekretari i KZAZ-së flet pas dhunës: “Ishin njerëzit e Rakipit”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 15.05.2025, 18:40

Sekretari i KZAZ-së, Remzi Mehmeti, pohon se u godit nga një person i pranishëm në qendrën e numërimit në Kashar, pas kontestimit për një votë të socialistit Ornaldo Rakipit.

“Nuk e di a ishte vëzhgues, e kontestoi me forcë duke bërtitur. Iu afrova, i thashë qetësohuni do ta shohim votën dhe do t’ju kthejmë përgjigje. Ata nisën sërish duke ofenduar dhe ngritën zërin. U thashë do marr masa për t’ju larguar nga KZAZ. Më pas, kaluan perimetrin e sigurisë dhe goditën. Vota ishte për Orlando Rakipin, duhet të ishin njerëzit e tij.

Nëse ka kontestim, duhet të mblidhet KZAZ për të shqyrtuar, nuk na u dha mundësia. Bëra kallëzim në polici, personat nuk i njoh”, tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit