Lumë denoncimesh për Kreshnikun e “BIOTE”, mban pagat dhe abuzon me punonjësit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.05.2025, 11:50

Një ditë më parë, JOQ Albania publikoi shqetësimin e një ish-punonjësi të kompanisë së dyshekëve “Biote”, i cili ankohej se pronari Kreshnik Leskaj dhe personat përgjegjës të kompanisë, abuzonin me punonjësit, duke i mbajtur pagat dhe duke i keqtrajtuar.

Menjëherë pas publikimit të rastit, me dhjetëra ish-punonjës të kompanisë së dyshekëve, i janë drejtuar redaksisë sonë të shqetësime të ngjashme.

Të shumtë janë ata që thonë se kompania e Kreshnikut, i ka larguar nga puna me padrejtë, madje u ka mbajtur dhe pjesë nga rroga. Ish-punëtorët tregojnë se janë në gjyq me kompaninë, dhe falenderojnë qytetarin e parë që ngriti zërin për këtë shqetësim që mesa duket është shumë i gjerë, por deri në momentin që JOQ ndërhyri, ai mbahej i pazbulua pavarësisht se punonjësit janë dijeni të gjendjes.

“Më janë mbajtur gati 40 000 lekë dhe sot jam në gjyq me atë kompani” shkruan një qytetar, ndërsa një tjetër shton: “Ato përveçse nuk të japin rrogën e plotë në bankë, shfrytëzojnë punëtorët në mënyrën më makabre të mundshme, dhe sikur të mos mjaftojë kjo, eprorët që drejtojnë këtë kompani të fëlliqur me në krye K. L., i ofendon punonjësi e tij sikur të ishin lecka dhe jo njerëz”.

Përballë të gjithë këtyre denoncimeve, është e domosdoshme ndërhyrja e institucioneve tatimore dhe ligjzbatuese, për të vërtetuar nëse kompania ka punonjës që marrin pagën me dy bordero, në mënyrë që ky abuzim të ndalojë.

Denoncimet e qytetarëve:

Denoncimi 1

Pershendetje. Jeni me te miret sinqerisht! Sot keni vendosur drejtesine per shume punetore qe kam punuar tek kompania Biote. Jam nene e dy fëmijëve, kam qene menaxhere tek kjo kompani dhe pervec se me kane mbajtur pagen une sot e kesaj dite jam dyerve te gjykates.

Kerkojne demshperblim sepse ju kam shkaktuar dem te madh pasi jam larguar dhe jam punesuar ne kompani konkurente. Sepse po punoj Kompani konkurente dhe nuk me lejohet. Kam bisedat me znj.Manuela te njejta si zoteria ne fjale.

Me kane mbajtur 100,000 leke. Bravo per guximin dhe nxirrni te verteten ne cdo rast. Kam biseda sa te duash me Manuelen ku pranon qe une kam per te mare pagese, por e vendos z.Kreshnik se kur mund ti marr.

Kam kaluar nje vit shume te veshtire Ju jeni zoti sot per ne. Kam kolegen qe fillon gjyqin dt 16 Dhe asaj mbajtur paga. Jam dyerve te gjykates sot dhe nderkohe punoj ne profesionin tim ekonomiste.

Denoncimi 2

Ndjese por edhe une desha te ndaj te njejtin shqetesimin per pagese kam punuar ne kompanine biote me jane mbajtur gati 40 000 leke dhe sot jam ne gjygj me ate kompani me ka mbajt leket madje me ka hedh dhe ne gjygj.

Denoncimi 3

Pershendetje edhe un jam nje ish punonjese e kompanis me te felliqur qe egziston kompania Biote. Te gjitha qe thot zoteria jan te verteta. Ato pervecse nuk te japin rrogen e plote ne banke shfrytezojne puntoret ne menyren me makabre te mundshme, dhe sikur mos te mjaftoje kjo, eproret qe drejtojne kete kompani te felliqur me ne krye K.L i ofendon punonjesit e tij sikur te ishin lecka dhe jo njerez. Une kam punuar prej 5 vitesh ketu dhe e di shum mire politiken e ktyre.

Manuela eshte nje zar i kesaj kompanie eshte ekonomistja e famshme. Ku mesazhet ja shkruan pronari K.L se te jete per keta nuk din te kthejn nje prgj. Kam dhe une mesazhe sa te doni ju per kete kompani te felliqur kam nje vit qe jam larguar nga aty dhe i kam ruajtur per kete moment.

Perpos kesajjjj bonuset qe jepnin kto ne momentin qe beje shitje ishin qesharake. Un kam qen ne post drejtues aty dhe i vinte inat pse un i kthehesha i ofendoja dhe nuk i bindesha budalliqeve te ktyre. Kishin inat pse stafi qe un kisha ne ngarkim me donin mua dhe me bindeshin vetem mua.

Jan aq te poshter sa kan hequr nga puna dhe njerëz, shtatzan vetem qe mos ti paguanin lejen e lindjes.

Denoncimi 4

Kjo e Biote plotesisht e vertet jo vetem Manu po edhe Gerta gjithashtu. Jashte orari pa pagese heqje bonuse per operatore, pushim nga puna pa arsye dhe te mos flasim per ankesat e klientëve. Skandal ose si kompani. Ne vjen mire qe dikush e tha me ze.

Denoncimi 5

Pershendetje joq albania eshte e vertete dhe une jam nje nder ish punonjesit qe me jane mbajtur mbi 300 milek nga rroga edhe nuk i deklarojne te gjithe pagen ne fund me thane kur mi mbajtenbme thane e ke firmosur kontraten per aq sa ke marre. Ne kontrate eshte 400 milek te vjetra bruto. Di dhe raste te tjera qe ja kan mbajtur kolegeve te mi dikujt me pak e dikujt me shume. Nese e postoni ju lutem anonim.

Pjesë nga bisedat me ekonomisten e kompanisë:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit