Një ditë më parë JOQ Albania publikoi rastin e një qytetari në Tiranë, i cili u gjobit në mënyrë të pakuptimet teksa ishte duke udhëtuar me makinë në autostratën Selitë-TEG.
Në këto çaste, ai mori një gjobë në qendër të Tiranës, pavarësisht se nuk ishte fare në atë vend. Për të vërtetuar pretendimin e tij, ai vendosi në dispozicion të redaksisë sonë njoftimin e gjobës me orarin përkatës, dhe kamerën e makinës që tregonte se ishte në Selitë.
Pas publikimit të rastit një ditë më parë, gjoba tashmë është anuluar. “Gjoba sikurse u thashë pas ankimimit u hoq”, shkruan ai.
Qytetari shton se kjo është hera e disatë që gjobat hiqen pas ankimimeve, dhe shpreh pakënaqësinë për këtë praktikë të policisë rrugore, e cila sipas tij, u ha shumë kohë qytetarëve.