“Kompania e dyshekëve ‘Biote’ abuzon me punonjësit, mua më ka mbajtur 240 mijë lek nga paga”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 15.05.2025, 15:57

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një fenomen me vonesën e pagës nga kompania e dyshekëve “Biote”.

Qytetari i cili ka qenë pjesë e fabrikës së dyshekëve për disa muaj, tregon se si në momentin kur u largua nga puna, nuk iu dha pagesa e plotë, por iu mbajtën 240 mijë lekë. Ai ka kontaktuar disa herë me përfaqësues të kompanisë duke i kërkuar pagën, por përgjigjja që ka marrë ka qenë negative: “Më thuaj që ke qenë i papërgjegjshëm për çdo veprim që ke bërë në fabrikë dhe do e marrësh pagën direkt”.

Pasi qytetari i tregon mundin që ka bërë në fabrikë, duke shtuar se “unë i papërgjegjshëm kurrë”, biseda vazhdon duke i thënë se paratë nuk do t’i marrë sot.

Ish-punonjësi i “Biote” e denoncon kompaninë si një firmë të pandërgjegjshme me punëtorët, pasi sipas tij ka abuzime të shumta dhe pagat nuk deklarohen të gjitha. Nëpërmjet këtij postimi, ai i bën thirrje kompanisë që të shlyejë detyrimet dhe biseda të mbyllet këtu.

Mesazhi i qytetarit

Nje kompani dyshekesh qe abuzojne me punonjesit, nuk japin rrogat pasi nuk i deklarojne te gjitha. Mu personalisht kane 240.000 leke per te me dhene dhe vetem me gënjejnë. Kam materiale te tilla: Biseda ne WhatsApp ku me thone qe te pranoj papergjegjshmeri dhe do me japin leket. Kreshnik Leskaj e ka emrin pronari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit