Plas grushti në KZAZ e Kasharit! Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.05.2025, 14:41

Procesi i numërimit në ambientet e KZAZ në Kashar është ndërprerë pas një sherri që ka dalë jashtë kontrollit.

Vëzhguesit e kandidatit Orndalo Rakipi kanë goditur me grusht kryetarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ), duke shkaktuar ndërprerjen e menjëhershme të procesit të numërimit.

Ngjarja ndodhi në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke shkaktuar tension të madh në sallë dhe ndërhyrjen e forcave të sigurisë. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për këtë incident.

Rikujtojmë se në Tiranë janë numëruar 839 nga 1282 kuti votimi për votat preferenciale. Më i votuari në Tiranë deri tani është Blendi Gonxhja, me afro 16 mijë vota, i ndjekur nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe senatorët e PS-së, Erion Braçe, Fatmir Xhafaj dhe Orndaldo Rakipi që gjithashtu ka marrë një numër të konsiderueshëm votash.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit