Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte rreth orës 12:00 në aksin rrugor Borsh–Fterrë, ku një automjet tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor.
Si pasojë e ngjarjes, një punonjës policie ka humbur jetën, ndërsa dy persona të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë në spital.
Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin. Brenda tij ndodheshin tre shtetas: R. X., V. Th. dhe E. M., ky i fundit rreth 47 vjeç dhe me detyrë punonjës policie. Fatkeqësisht, E. M. ka ndërruar jetë në vendngjarje për shkak të dëmtimeve të rënda.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar se kush ishte drejtuesi i automjetit në momentin e aksidentit.