Humbi kontrollin e motorit, i riu aksidentohet për vdekje në Unazën e Madhe

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.05.2025, 13:26

Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme.

Një i ri ka humbur jetën në Unazën e Madhe, pranë Paskuqanit pasi ka humbur kontrollin e motorit me të cilin po lëvizte.

I riu me iniciale L.K 26-vjeç ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me bordurën anësore.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë konstatuar vdekjen e të riut.

Trupi i të riut është larguar nga vendngjarja, por ende nuk dihen rrethanat e qarta të këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2025, rreth orës 12:00, në Unazën Lindore, në rrugën në drejtim të Paskuqanit, shtetasi L. K., rreth 26 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me bordurën anësore. Si pasojë, shtetasi L. K. ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit