Sapo janë lexuar edhe votat për kandidatët politikë nga burgu 302, ku Partia Socialiste ka arritur të sigurojë 111 vota, ndërsa Partia Demokratike 32.
Disa nga kandidatët më të spikatur për PS-në janë Ermonela Felaj, bashkëshortja e Bledar Valikaj, prokuror në Prokurorinë e Tiranës dhe angazhuar në Gjykatën e Tiranës, e cila ka marrë një numër të konsiderueshëm votash.
Në vend të dytë renditet Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ndërsa në vend të tretë është Olta Xhaçka, e cila gjithashtu ka siguruar vota personale.
Nga ana e PD-së, një numër të konsiderueshëm votash kanë marrë Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti.
Ky proces i leximit të votave nga burgu 302 ka dhënë një pamje të qartë të “preferencës së të dënuarve që në rang vendi kanë votuar Partinë Socialiste.