Kaos në finalen e Kupës U-19: Sherr masiv mes Tiranës dhe Teutës pas vërshëllimës së fundit

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 14.05.2025, 22:54

Dhuna rikthehet sërish në futbollin shqiptar, këtë herë në finalen e Kupës së Shqipërisë për moshat U-19, e zhvilluar mbrëmjen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”.

Pas fitores së Teutës ndaj Tiranës me rezultatin 2-1, situata doli jashtë kontrollit, duke u shoqëruar me përplasje fizike mes lojtarëve të të dyja ekipeve. Pamjet filmike tregojnë se në sherr janë përfshirë jo vetëm futbollistët, por edhe anëtarë të stafit dhe tifozë të pranishëm.

Ndeshja u vendos nga dopieta e Devit Dermiçanit për Teutën (minutat 57’ dhe 88’), ndërsa për Tiranën shënoi në shtesë Valentin Përgjoni (90+3’). Fatkeqësisht, epilogu i finales u shënua jo nga sportiviteti, por nga skenat e dhunës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit