Skandal në autobus! Burri-gruas: Më plasi k… mua se je police ti

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.05.2025, 21:33

Një ngjarje e rëndë është denoncuar nga një qytetare që udhëtonte me linjën e autobusit Porcelan në Tiranë.

Sipas dëshmisë së saj, një burrë ka ushtruar dhunë dhe ka ofenduar verbalisht disa gra brenda mjetit të transportit publik, ndërkohë që asnjë prej pasagjerëve meshkuj dhe as faturinoja nuk kanë ndërhyrë për ta ndaluar.

“Linja Porcelan, ky personi donte të hapte çantën time, zonja ngjitur e shikon dhe e vështron, ky me zë të lartë fillon ta ofendojë dhe duke e kapur nga flokët, dhe kur ajo nuk donte të zgjatej, filloi ta godiste derisa zonja tjetër që tha ‘jam polici’ i tha mos e ofendoni më.

Filloi të prekte dhe të ofendojë zonjën tjetër derisa i tha ‘të gjuaj’ dhe po e prekte.

Askush nga burrat nuk bëri gjë, as faturinoja.

Zbritëm nga autobusi më herët sepse ishte i frikshëm, shante çdo grua që kishte afër dhe godiste. E lashë akoma në autobus duke bërtitur. Nuk mund ta filmoja më shumë sepse po shikonte dhe kisha frikë mos më godiste. Nuk ishte aspak në punën e tij, po ofendonte zonjat ‘k**va’ dhe fjalë akoma më të ndyra. Po e shkulte dhe nga flokët,” shkruan qytetarja.

Ngjarja ngre shqetësime serioze për sigurinë në transportin publik dhe indiferencën e frikshme të të pranishmëve përballë dhunës ndaj grave.

Kjo dëshmi shërben si thirrje urgjente për reagim nga autoritetet kompetente dhe për rritjen e ndërgjegjësimit qytetar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit