PD padit KQZ pasi KAS shfuqizoi vendimin për numërimin e votave nga Greqia

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 14.05.2025, 20:42

Çështja e votave të ardhura nga diaspora, veçanërisht nga Greqia, është kthyer në një pikë tensioni mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, si dhe institucioneve zgjedhore KQZ dhe KAS.

PD ka shprehur shqetësime për parregullsi në votat nga Greqia dhe kishte kërkuar që ato të mos numëroheshin. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fillimisht pranoi kërkesën e PD-së dhe vendosi të ndërpriste numërimin e votave të diasporës nga Greqia, dhe me vijim e numërimit të zarfeve nga shtetet e tjera.

Ishte KQZ që pranoi kërkesën e PD për të mosnumëruar zarfet e mbërritura nga Greqia, pasi demokratët kanë pretenduar se ka pasur anomali. Ndërkohë pasi KQZ mori vendim që të vijonte numërimi dhe të liheshin mënjanë votat e Greqisë, Partia Socialiste e ankimoi dhe e çoi në KAS, duke thënë se ky vendim ishte i paligjshëm. Më pas Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksione pranë KQZ e shfuqizoi vendimin dhe urdhëroi që numërimi i votave të diasporës të bëhej për çdo shtet. Tashmë, ‘lufta’ për Greqinë vijon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit