Pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit, raportohet nga mediat se në ambientet e paraburgimit të Lushnjës janë afishuar fletë njoftimi që u kërkonin të dënuarve të dorëzonin kartat e identitetit apo pasaportat e skaduara për rinovim. Në të kundërt, ata paralajmëroheshin se do të penalizoheshin me ndalim të takimeve me familjarët, përveç ushqimeve.
Ky paralajmërim ka ngritur shqetësime serioze për presion institucional mbi të burgosurit, si dhe për shkelje të të drejtave të tyre themelore. Sipas burimeve mediatike, forma e njoftimit dhe mënyra e vendosjes së tij në mure sugjerojnë një direktivë të centralizuar, që lidhet drejtpërdrejt me procesin zgjedhor.
A janë detyruar të burgosurit të votojnë nën presion? Apo kemi të bëjmë me një tjetër rast ku institucionet shfrytëzohen për interesa elektorale?