Zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 kanë shënuar një përmirësim në mënyrën e votimit, krahasuar me ato të vitit 2021. Ndryshimi kryesor ka qenë përfshirja e emrave të kandidatëve për deputetë në të njëjtën kolonë me partinë në fletën e votimit, në vend të numrave, gjë që ka ndihmuar qytetarët të votojnë më saktë. Si rezultat, vetëm 3.7% e votave brenda vendit kanë qenë të pavlefshme, nga gjithsej 1,461,258 vota, që përbën një përmirësim të ndjeshëm.
Megjithatë, nuk kanë munguar rastet e votave të pavlefshme për shkak të gabimeve si votimi për kandidatë të partive të ndryshme, për më shumë se një kandidat, apo qëllimisht të pavlefshme me X ose shkrime mbi fletë. Tirana kryeson me numrin më të madh të votave të pavlefshme (16,753), e ndjekur nga Elbasani, Fieri dhe Durrësi. Ndër qarqet më pak problematike janë Gjirokastra, Kukësi dhe Lezha, ku janë regjistruar më pak vota të pavlefshme.
Në parlamentaret e 2021-shit, votuan 1.6 milionë shqiptarë, dhe 5% e votave dolën të pavlefshme, ose rreth 83 mijë vota. Zgjedhjet e prillit të para 4 viteve shënuan edhe numrin më të madh të votave të pavlefshme në rang kombëtar.
Qytetarët në zgjedhjet e kaluara u ngatërruan tek numrat, pasi në fletën e votimit kandidatët nuk ishin të shënuar me emra, por me numra dhe qytetarët duhet të mbanin mend kush ishte numri i deputetit që donin të votonin. Po ashtu edhe në ato zgjedhje pasi votim e njërës parti dhe kandidatin e një partie tjetër.
Viti 2025 Vota 1,461,258 Vota të pavlefshme 55,463 Të pavlefshme 3.7%
Viti 2021 Vota 1,662,274 Vota të pavlefshme 83,059 Të pavlefshme 4.9%
Viti 2017 Pjesëmarrja 1.613.810 Vota të pavlefshme 31.898 Të pavlefshme 1,98%
Viti 2013 Vota 1,749,358 Pavlefshme 24,279 Të pavlefshme 1.3%.