Vetura përplaset me kamionin në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja shqiptare

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.05.2025, 17:23

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në kilometrin e 7-të të Autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin Prizren-Morinë.

Sipas raportimeve, në aksident janë përfshirë një veturë VW Tiguan me targa shqiptare, që drejtohej nga shtetasi Ylli Tali, 46 vjeç, dhe një kamion Mercedes, gjithashtu me targa të Shqipërisë, i drejtuar nga Kristal Korbi, 36 vjeç.

Si pasojë e përplasjes së rëndë, Xhensila Xixa, 32 vjeç, banuese në Fushë-Krujë dhe pasagjere në veturën Tiguan, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj.

Ndërkohë, drejtuesi i veturës Ylli Tali dhe pasagjerja tjetër, Lavdi Xixa, 36 vjeç, janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku po marrin trajtim mjekësor.

Hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit vijojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit