Mbyllen edhe tri institucione të tjera serbe në veri

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.05.2025, 21:39

Policia e Kosovës ka hyrë sot në një objekt në Mitrovicën e Veriut, me kërkesë të Komunës së kësaj pjese, ku më parë ishin të vendosura tri institucione serbe: Institucioni për sport, rini dhe shërbime të specializuara, Lidhja Sportive dhe Shoqëria Kulturore-Artistike “Kosovski božur”.

Zëvendës komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se policia ka vepruar sipas kërkesës së komunës, e cila e konsideron objektin pronë të saj.

“Zyrtarët komunalë kërkuan asistencën tonë për të hyrë në pronën që ata e konsiderojnë si të tyren. Ata hynë dhe më pas punonjësit e atyre institucioneve dolën nga hapësirat. Nuk pati asnjë problem,” deklaroi Elshani.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit