“Erioni nga Greqia më mashtroi me veglat e punës, më mori 600 euro kot”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.05.2025, 16:53

Mashtrimet me blerjet online vijojnë të jenë një problem shqetësues në Shqipëri.

Një qytetar nga Durrësi ka denoncuar në redaksinë tonë një rast të tillë, ku pretendon se është mashtruar nga një shtetas shqiptar që jeton në Greqi. Sipas denoncuesit, i cili është pronar i një dyqani veglash pune, ai ka rënë në kontakt me një person të prezantuar si Erion Michos, ku pasi kanë biseduar, kanë rënë dakord për blerjen e dy veglave pune, një vidator dhe një prese për prerjen e tubave, me një çmim total prej 600 eurosh.

Marrëveshja ishte që malli të dërgohej në stacionin e autobusit në greqi, dhe prej andej në Tiranë, ndërkohë që pagesa do të bëhej online në momentin e ngarkimit të veglave.

Por sipas denoncuesit, pas kryerjes së pagesës, malli i ardhur nuk përputhej aspak me porosinë e bërë, duke rezultuar vegla të tjera dhe të papërdorshme për qëllimet e tij.

Ai ka bërë kallëzim në polici dhe paralajmëron se do të ndjekë procedurat ligjore edhe në Greqi ndaj personit që e konsideron mashtrues. Qytetari u bën apel të gjithë bashkatdhetarëve të kenë kujdes dhe të shmangin kontaktet me personin në fjalë, për të mos u bërë viktima të mashtrimeve të ngjashme.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje joq! Un desha te ndaj me juve dhe ta beni sa me shum publike nje vidoe te nje mashtresi ne greqi, i quajtur ERION MICHOS, ky me ka mashtruar me dy vegla pune. Pasi biem dakord per te me derguar dy vegla nga greqi me autobus te linjes topline dhe un tja dergoja leket me westerunion, pasi gjithçka ram dakord ai me dergon nje foto te qantes qe dergoj tek agjesia ne Athinë dhe un menjeher pa u larguar ai nga agjesia e autobusit ja dergonva leket.

I them jemi ne rregull, i more leket, me thot ok jemi dhe un pres te nesermen per te marr porosin, vjen porosia te nesermen dhe çfar te shoh!! me surprizon me dy vegla mbeturina, ne kishim folur per dy vegla me vler 600€ dhe ai me dergon dy vegla me vlere as 20€.

I bie ne telefon dhe pash se me kishte ber bllok ne te gjitha anet. Un nuk arrij ndoshta nuk arrij ta kap por desha te pakten ta bej publike kete ngjarje se eshte shum mashtrues dhe ka mashtruar dhe njerez te tjerë.

Veglat e porositura!

Veglat që mbërritën në Shqipëri!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit