Lefter Maliqi thirrje demokratëve: Zgjedhjet do ripërsëriten, do fitojmë çdo bashki

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.05.2025, 13:24

Pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, kandidati i koalicionit PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) në qarkun Berat, Lefter Maliqi, ka reaguar me një deklaratë të fortë, duke e cilësuar procesin zgjedhor si “të blerë dhe të manipuluar”.

Në një postim në rrjetet sociale, Maliqi falënderon votuesit që e mbështetën dhe paralajmëron se “zgjedhjet do të përsëriten”, duke shprehur vendosmërinë për fitore dhe për të vijuar betejën politike në këtë qark.

Postimi i plotë:

"Kurajo, mos u dorëzoni, numëroni çdo votë që na ka lënë pa blerë narkoshteti! Jam krenar për ju banorë të Kuçovës dhe Beratit! Mirënjohje për fitore spektakolare në 6 Qëndrat e Votimit në vendlindje ne Lapardha dhe në 4 Qendrat e Votimit në origjinën time në Lagjen “11 Janari”, në Kuçovë! Si edhe në qytetin e Kuçovës, në Qereshnik, Goriçan, Bardhaj dhe në disa Qendra ne Skrapar, Kozare e Perondi. Mirënjohje! Mirënjohje! Ne nuk dorëzohemi! Këto ishin zgjedhje të blera, të manipuluara. Mbetem njeri prej jush. Forca! Kemi beteja të tjera përpara! Zgjedhjet do përsëriten së bashku do fitojmë Bashkinë Kuçovë, Dimal, Skrapar dhe Berat"!

Aktualisht, Maliqi ka marrë 4782 vota, por kjo nuk ka mjaftuar për të siguruar mandat deputeti, pasi koalicioni PD-ASHM ka siguruar vetëm dy mandate në qarkun Berat, ndërsa Partia Socialiste ka marrë pesë mandate.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit