Agron Malaj gardisti i 21 Janarit, rilindasi më i votuar në Mat

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.05.2025, 13:07

Partia Socialiste ka arritur një fitore të rëndësishme në Qarkun e Dibrës, duke siguruar tre mandate dhe përmbysur balancat elektorale në dëm të koalicionit opozitar të drejtuar nga Sali Berisha.

Në Kuvend, PS do të përfaqësohet nga Blendi Klosi dhe Alma Selami, të zgjedhur nga lista e mbyllur, si dhe nga Agron Malaj, i cili siguroi një mandat përmes votave preferenciale, duke u renditur si kandidati më i votuar në qark me 12,492 vota.

Nga ana tjetër, koalicioni PD-ASHM siguron vetëm dy mandate në këtë qark, të cilat i shkojnë Xhelal Mziut dhe Denisa Vatës, të dy nga lista e sigurt.

Jashtë Kuvendit mbeten kandidatë të njohur si Përparim Spahiu, me 5,346 vota, dhe Xhemal Gjunkshi, i cili mori 4,586 vota.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit