Tym sterrë i zi nga guroret e Urës Vajgurore, banorët: Nuk duam të vdesim

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.05.2025, 15:03

Banorët e zonës së Urës Vajgurore kanë ngritur alarmin pas intensifikimit të aktivitetit të guroreve, të cilat, sipas tyre, janë kthyer në një kërcënim serioz për jetën dhe shëndetin publik.

Në një denoncim të bërë në redaksinë tonë, një qytetar shkruan:

“Sapo mori mandatin Edi Rama, shikoni çfarë po ndodh me guroret! Kjo është krim! Nuk kemi faj pse të tjerë votojnë për interesa personale, ndërsa ne detyrohemi të jetojmë mes pluhurit, zhurmës dhe frikës. Nuk duam të vdesim për një jetë që po na mohohet.”

Banorët shprehen se puna e pandërprerë e guroreve po shkakton ndotje masive, rritje të rrezikut për sëmundje respiratore, si dhe dëmtime të infrastrukturës, ndërsa institucionet shtetërore nuk kanë marrë asnjë masë konkrete.

Ata i bëjnë thirrje Bashkisë Berat, Ministrisë së Mjedisit dhe Inspektoriatit të Mjedisit që të ndërhyjnë urgjentisht për të pezulluar aktivitetin e paligjshëm dhe të mbrojnë jetën e qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit